ARSIMI

Në SHMLM ”Kongresi i Manastirit:” në Pozharan  testit të Maturës Shtetërore  iu nënshtruan 86 maturantë

Si edhe në të gjitha komunat e Kosovës edhe në komunën e Vitisë sot është organizuar dhe mbajtur testi i maturës për maturantët që kanë kryer maturën .Në komunën e Vitisë testi i sivjem është mbajtur në tri institucione shkollore në Gjimnaz ”Kuvendi i Lezhës” dhe shkollën teknike “Jonuz Zejnullahu” në Viti si dhe në Shkollën e Mesme “”Kongresi i Manastirit”” në Pozharan.

 

Në sot vizituam SHMLM “”Kongresi i Manastirit “” ku nga afër pamë se si është duke shkuar procesi i Testimit. Për tu  njoftuar më detajisht biseduam dhe u informuam lidhur më ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtij procesi nga Mufail Halabaku ,drejtor i kësaj shkolle.

 

Sipas tij sot testit të Maturës Shtetërore i janë nënshtrua 86.Testi ka filluar me kohë në ora 10,oo dhe ka zgjatur sipas udhëzimeve të MASHT-it deri në ora 12,30 kur edhe ishte afati i fundit për dorëzimin e testeve nga ana e maturante . Ai ka thënë se mbarëvajtja e dhe organizimi i testimit ka shkuar si është më së miri dhe pa asnjë ekces. Nuk është shkelur ndonjë rregull dhe serioziteti dhe puna që kanë bërë 11 administruesit dhe 3 mbikëqyrësit nga ana e MASHT-it dhe një nga Drejtoria komunale e arsimit e Vitisë  ishte e nivelit të lartë. E në një klasë kanë qenë nga 12 maturantë .

 

Drejtori Halabaku ka thënë se testi përmbante 100 pyetje nga tri lëndë gjuhë shqipe, Gjuhë angleze dhe Matematikë  dhe një lëndë zgjedhore. Halabaku na njoftoi se asnjë maturanti nuk i është lejuar që të hynë në test me telefon mobile dhe se para se të hynin ata janë kontrolluar se a mbanin telefona.

 

Nga biseda që patëm me disa nga maturantët që kishin hyrë në test ata na thanë se testi nuk isshte edhe aq i lehte por shpresojnë se do ta kalojnë këtë test .Ndryshe rezultatet e këtij testi do të komunikohen me 5 Korrik 2021.Aziz Zuka

You Might Also Like