Futboll

Në Sodovinë të Jerlive u përurua stadiumi ndihmës i futbollit

* Realizimi I këtij projekti ka kushtuar mbi mbi 230 mijë euro mjete keto të ndara nga MKRS-ja ,FFK-ja dhe komuna e Vitisë që ka ndarë 30 mijë euro

*

Në fshatin Sadovinë të Jerlive, është përuruar Fusha e re ndihmëse e futbollit, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës Sportit dhe Rinisë,FFK-ja dhe Komuna e Vitisë e që ishte fituar në emer të KF Vllaznisë së Pozharanit në kohën kur kjo skuadër ishte pjesë e Supërligës së Kosovës në kampionatin 2017/2018, kur ishte marrë vendim për ndërtimin e 12 fushave ndihmese të futbollit për 12 skuadrat që përbënin këtë ligë por që quditërisht në vend se të ndërtohet ne Pozharan iu ndrrua lokacioni !!!

Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti kanë marrë pjesë ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe

udhëheqës të Institucioneve komunale, sportistë e qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka falënderuar Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Federatën e Futbollit të Kosovës në veçanti ish presidentin e ndjerë të FFK-së, legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, por edhe presidentin e tanishëm Agim Ademi, që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti në komunën e Vitisë. “Ne vazhdimisht kemi përkrahur ekipet sportive siç janë KF “Vllaznia” dhe KF “Vitia” të cilat i përgëzoj për arritjet e deritanishme. Kjo fushë të cilën po e përurojmë sot, do të jetë në shërbim të të gjithëve. Kjo fushë do i shërbej Vllaznisë në gara, ne jemi duke punuar në Stadiumin e Vitisë dhe Pozhoranit të KF Vllaznia, besoj se ministri do të na jep përkrahje shumë shpejtë që stadiumin e Vllaznisë ta qojmë shumë më përpara sepse po punojmë momentalisht me fondacionin e komunës, në zhveshtore na duhen tribunat dhe planifikimi tjetër i fushës”, shtoi ai.

Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj, po punon shumë në krijimin e hapësirave të mirëfillta për sportistët vitias. Në vazhdën e këtij angazhimi, vetëm në një periudhë të shkurtë në komunën e Vitisë, kanë filluar punimet e

ndryshme në sektorin e sportit si: stadiumi i qytetit të Vitisë, palestra sportive, rivitalizimi i stadiumit të Pozharanit tani edhe fusha ndihmëse në Sadovinë të Jerlive. Kjo dëshmon se jemi të përkushtuar të mbështesim sektorin e sportit, në mënyrë që të kemi një infrastrukturë të kompletuar për zhvillimin e këtij sektori”, ka thënë kryetari Haliti.

Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për futbollin kosovar, i cili po shënon rezultate të mira në të gjitha ligat. “Viti 2018 u kurorëzua me suksese të mira sa i përket sportit individual por edhe kolektiv, si në futboll, volejboll, basketboll etj. Këto janë të arritura të përbashkëta, të cilat duhet çmuar”, ka thënë ministri Gashi.

Kurse kryetari i FFK-së Agim Ademi, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit me Institucionin që ai drejton. Në këtë solemnitet, u zhvillua një ndeshje revyale mes veteranëve të ish klubit “Uniteti” dhe ish “Agromorava. Kryetari Haliti, ka nderuar me mirënjohje ministrin Gashi, kryetari e FFK-së Agim Ademin, mirënjohje post mortum për Fadil Vokrrin, Nexhat Halimin, KF “Vllaznia” dhe KF”Vitia”. Ndërsa, në emër të KF “Vllaznia”, kryetarin e FFK-së dhe kryetarin e komunës Sokol Halitin, i nderoi me mirënjohje Ardian Kurteshi Kryetar i Vllaznisë .Aziz Zuka

You Might Also Like