Te ndryshme

Në Stacionin Policor në Kllokot përurohet dhoma mike donacion i KFOR-it Amerikan

 
Me datën 05.09.2025, në hapësirat e Stacionit Policor në Kllokot, në prani Zëvendës Komandantit të Policisë së Kosovës Remzi Azemi, dhe Rreshter Major i regjion i Lindjes përfaqësues i KFOR-it CSGM Cristopher LEMAIRE është përuruar dhoma mike .
Në përurim po ashtu morën pjesë stafi i Drejtorisë Rajonale të policisë  Gjilan,
stacionit policor në Partesh si dhe nën kryetariryetari i Komunës së Parteshit.
Dhoma mike e përuruar sot  është investuar nga misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR-i Amerikan.
Me këtë rastë Nënkolonel Azemi falënderoj KFOR për mbështetjen dhe doancionin për mobilimin e dhomës mike e cila do të ofroj kushte optimale për intervistimin   e viktimave të dhunës në familje në veçanti.
Edhe Rreshter Major  CSGM Cristopher LEMAIRE vlerësoi lartë  bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe shprehu gatishmëri që edhe në të ardhmen të gjejë forma bashkëpunimi dhe mbështetje për Policinë e Kosovës.
Njëzëri u vlerësua se ky investim është mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.
Po ashtu ky investim ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe më të denjë për rikuperimin e viktimave, duke mundësuar kushte më të mira për strehim dhe përkujdesje të menjëhershme.
Investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, shtimin e pajisjeve të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për personat në nevojë.
Institucionet e përfshira ri konfirmojnë përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër dhunës në familje, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për viktimat dhe duke fuqizuar mekanizmat mbrojtës

You Might Also Like