Një aktivitet i rëndësishëm është zhvilluar sot në Viti, ku është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit mes komunës së Vitisë dhe përfaqësuesve të shoqatave të grave të kësaj komune, për shfrytëzimin e shtandeve- shtëpizave, që janë ndërtuar dhe janë vendosur në sheshin “Calmy Ray” në Vit vite më pare, në kuadër të një projekti të përbashkët mes UNDP-së dhe komunës së Vitisë.
Në bazë të kësaj marrëveshje, shoqatat përfituese do të paguajnë 1 euro në muaj, për shfrytëzim të këtyre shtandeve, ku do të ekspozojnë prodhimet dhe artizanalet e tyre. Kjo marrëveshje do të përfshijë një periudhë 1 vjeçare. Ndërtimi i këtyre shtëpizave, kishte për qëllim zbutjen e papunësisë nëpërmes ndërmarrjeve të vogla, si dhe synon arritjen e progresit në punësim dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla që veprojnë në komunën e Vitisë. Aziz Zuka