-Implementimin e këtij projekti do ta bënë Kompania “ Urban Metropol dhe Lorenco & Co ”ndërsa me këtë projekt janë të përfshirë katër fshatra të komunës së Vitisë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Behar Beqiraj dhe Sead Jusuf, përfaqësues të Kompanisë “ Urban Metropol dhe Lorenco & Co ” me të cilën kanë biseduar rreth projektit “Rindërtimi i informacioneve kadastrale” i cili do të zhvillohet në Komunën e Vitisë, respektivisht në lokalitetet Pozharan, Sllatinë, Sadovinë e Jerlive dhe Zhiti.
Ndeyshe, ky projekt është mundësuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Kurse në dhjetor të vitit të shkuar në lokalitetet e lartpërmendura janë mbajtur edhe sesionet informuese. Ndërkaq
përfaqësuesit e kësaj kompanie bëjnë me dije se poashtu pritet të hapën edhe Zyrat përkatëse në këto lokalitete, ku qytetarët mund të informohen mbi këtë projekt.
E kryetari Haliti foli mbi rëndësinë që ka ky projekt për Komunën e Vitisë në veçanti për lokalitet: Pozharan, Sllatinë, Sadovinë e Jerlive dhe Zhiti.Aziz Zuka