Viti

Avdullah Hoti në Viti premton vende pune për të rinjtë me përgatitje superiore

Avdullah Hoti, ministër në detyrë i financave dhe kandidatë për kryeministër nga LDK, vazhdën e vizitave disa komunave të Kosovës në kuadër të fushatës së tij parazgjedhore, ka vizituar sot Vitinë. Në tubimin madhështor i organizuar nga Forumi Rinor i LDK-së në Viti, u tha se jemi këtu për të treguar se kemi pasur një qeverisje pa asnjë problem me ligjin dhe se të tillë do të vazhdojmë edhe pas 11 qershorit. Ai foli edhe për programin qeverisës, i cili është përpiluar nga njerëzit më të mirë, nga një elite brilante. Hoti tha se do të ofrojmë zhvillim ekonomik dhe se do të ketë vende pune për secilin të ri që kryen arsimin universitar. “Ne erdhëm këtu në Viti për të kërkuar besimin tuaj, dhe do të dalim fitues” tha Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ai gjatë kësaj vizite është pritur me entuziazëm nga simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti, nga kryetari i komunës, Sokol Haliti, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve komunale.

Gjatë qëndrimit të tij në Viti, me ekipin e tij, pos qytetarëve të shumtë ka takuar edhe të rinjtë e kësaj komune. Hoti në këtë takim me

qytetarë ka marr mbështetjen e plotë nga ta për Kryeministër të Kosovës.

E Hoti duke iu drejtuar të rinjve, ka thënë se ekipi i tij është ekipi i fitores e i cili do të qeverisë në të mirën e vendit dhe qytetarëve. Ai ka përmendur edhe një program me Ministrin e Financave për të ofrua punë praktike secilit student me pagesë.

Hoti ka premtuar se për të gjithë të rinjtë që tregojnë rezultate do të kenë një vend pune, ai gjithashtu ka vë në dukje edhe përkushtimin e madh për zhvillim ekonomik.

“Ne sot jemi në Viti, për të biseduar për të rinjtë dhe të reja për të ju tregua se çfarë përfaqësojmë ne. Ne kemi pasur një qeverisje me rezultatet shumë të larta por edhe pa pasur edhe asnjë problem me ligjin, dhe se të tillë do të vazhdojmë edhe pas 11 qershorit kur do të dalim fitues”, tha ai në mes tjerash.

“Ne kemi përgatitur një program qeverisës bashkë me parterët tanë të koalicionit, një listë me njerëzit më të mirë, të cilët i kemi futur në listën zgjedhore, me një ekip të mirë i cili do të udhëheq me vendin pas 11 qershorit”, ka shtuar Hoti.

Ndërsa, Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, duke iu drejtuar rinisë tha se rinia e LDK-së, është më e mira. “Rinia jonë premton zhvillim ekonomik dhe prosperitet”, tha Haliti. Ndërkohë, kryetari Haliti ka falënderuar qeverinë e Kosovës për mbështetjen e madhe për Vitinë.

Përndryshe, gjatë vizitës së sotme ka marrë pjesë edhe kandidati për deputetë nga Vitia, Faruk Nura, i cili në këtë tubim, organizuar në kuadër të fushatës parazgjedhore, është prezantuar para të pranishmëve të cilët përkrahën kandidaturën e tij. Gjatë debatit, disa nga të rinjtë kanë parashtruar pyetje kandidatit për kryeministër lidhur me shumë çështje që i preokupojnë ata ku ai u është përgjigjur. “Ne sot jemi në Viti, për të biseduar për të rinjtë dhe të reja për të ju tregua se çfarë përfaqësojmë ne. Ne kemi pasur një qeverisje me rezultatet shumë të larta por edhe pa pasur edhe asnjë problem me ligjin, dhe se të tillë do të vazhdojmë edhe pas 11 qershorit kur do të dalim fitues”, tha ai në mes tjerash.

“Ne kemi përgatitur një program qeverisës bashkë me parterët tanë të koalicionit, një listë me njerëzit më të mirë, të cilët i kemi futur në listën zgjedhore, me një ekip të mirë i cili do të udhëheq me vendin pas 11 qershorit”, ka shtuar Hoti. Aziz Zuka

You Might Also Like