Në Konferencën Regjionale për standardet ESG (Mjedisore, Sociale & Qeverisje) në Prishtinë, pjesëmarrëse ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku. Kjo tryezë është organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.
Në këtë konferencë ishin edhe zyrtarë institucionesh vendëse, rajonale, ndërkombëtare, biznese, shoqata, shoqëri civile, ku u diskutua nga ekspertët mbi praktikat ESG (Mjedisore, Sociale & Qeverisje).
Po ashtu u dhanë vështrime mbi Direktivën e Raportimit të Qëndrueshmërisë së Korporatave të BE-së (CSRD). Rrjetëzimi me drejtues biznesi, politikëbërës dhe profesionistë të ESG. Strategji praktike për rritje të qëndrueshme të biznesit.
Kjo ngjarje është financuar nga Komisioni Evropian përmes Programit për Bashkëpunim Rajonal të Fondit të Ballkanit Perëndimor.