Gjilan

Nënkryetarja Leonora Morina -Bunjaku, priti përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Nënkryetarja Morina Bunjaku, priti përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me zyrtaren për barazi gjinore, Lindita Salihun, kanë prit në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, të kryesuar nga Nicole Farnsworth, zëvendësdrejtoresh dhe udhëheqëse e hulumtimeve.

“Në Komunën e Gjilanit, pritëm përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të cilat kanë filluar një hulumtim të rëndësishëm mbi dhunën me bazë gjinore, me fokus në financimin e shërbimeve për të mbijetuarit-at”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja e komunës, theksoi se qëllimi i këtij hulumtimi është të ndihmojë institucionet që, përmes të dhënave të sakta, të alokojnë buxhet të mjaftueshëm për shërbime të specializuara, në përputhje me Konventën e Stambollit.

“Komuna e Gjilanit, është e përkushtuar që të jetë pjesë aktive në këtë proces, duke mbështetur çdo iniciativë që fuqizon përkrahjen për të mbijetuarit/at e dhunës me bazë gjinore”, tha Morina Bunjaku.

Nga Rrjeti të Grave të Kosovës, thane se ishte një takim i frytshëm me nënkryetaren e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, dhe zyrtaren për barazi gjinore, Lindita Salihu, për të diskutuar bashkëpunimin në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të buxhetimit për shërbimet që adresojnë dhunën me bazë gjinore.

You Might Also Like