Gjilan

U inaugurua xhamia e rindërtuar në fshatin Sllakovc

U inaugurua xhamia e rindërtuar në fshatin Sllakovc

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka inauguruar xhaminë e fshatit Sllakovc e cila është një ndër xhamitë më të vjetra të KK Gjilan.
Në këtë ceremoni qenë të pranishëm kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan z.Naim Aliu, kryeimami Ilaz Mustafa, imami Kushtrim Ramabaja, imami me origjinë nga ky fshat Rexhep Gurgurovci i cili aktivitetin e tij si ligjërues fetar e kryen në Zvicër dhe i cili së bashku me një numër bashkëatdhetarësh ishin donatorët kryesor të këtij renovimi.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryetari Naim Aliu, vlerësoi lart kontributin dhe angazhimin e xhematit të kësaj xhamie e në veqanti vëllezërit tanë në diasporë të cilët kanë kontribuar në këtë xhami, duke e lutur Allahun që ti shpërblejë kontribuesit më të
mirat e Tij të pakufishme.

Agim Hyseni

You Might Also Like