Gjilan

Nënshkruhet kontrata për Bulevardin e Qytetit, projekti më i madh në historinë e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 17,988,067.70 eurosh për ndërtimin e projektit të integruar të Bulevardit të Qytetit.
Ky projekt do të bëjë ndryshimin më të madh urbanistik në histori të qytetit.
Do të ketë hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase dhe shërbime më të mira.
Do të ketë mbi 30.000 metër katror, mbi 500 parkingje nëntokësore, mbi 8000 metër katror objekti i komunës së re dhe nënkalime, si zgjidhje për trafikun.
“Kam nënshkruar projektin më të madh infrastrukturor në historinë e qytetit të Gjilanit. Rreth 18 milionë euro për Bulevardin e ri të Qytetit”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se ky projekt mes tjerash sjell hapësira gjelbëruese, parking nëntokësor, rrugë moderne, objekt të ri të administratës komunale si dhe amfiteatër të hapur për të gjithë qytetarët.
“Me këtë projekt qyteti i jonë Gjilani, po ecë në një fazë të re të zhvillimit”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like