Drejtoria Komunale e Arsimit e komunës së Gjilanit dhe OJQ “Inkluzioni” nënshkruan memorandum bashkëpunimi për angazhimin e 2 logopedëve në SHFMU “Thimi Mitko” dhe SHFMU “Selami Hallaçi”.
Ky memorandum mirëkuptimi është rrjedhojë e synimeve të përbashkëta për projektet që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim, me theks të veçantë ofrimin e shërbimeve të logopedisë dhe adresimin e çrregullimeve të të folurit dhe komunikimit te fëmijët e dy institucioneve edukativo-arsimore të komunës sonë.
Bashkëpunimi i tillë, si dhe bashkëpunime të tjera me qëllim ngritjen e cilësisë në arsim dhe nevojat tjera të fëmijëve, janë të mirëpritura nga Drejtoria Komunale e Arsimit, e cila ofron përkrahje të parezervë për projekte të tilla.