Gjilan

Nesër bëhet inaugurimi i Shtëpisë për nevojat e fshatarëve në Lagjen “Gllama” të Bresalcit

Lagjja “Gllama” e fshatit Bresalc nesër do të ketë një festë të veçantë, pasi duke filluar nga ora 13:00 do të bëhet inaugurimi i Shtëpisë për nevojat e fshatarëve të kësaj lagjeje.

Ndërtimi i kësaj shtëpie është më se i nevojshëm për banorët e lagjes, pasi nëpërmjet saj do të mund të organizohen shumë shërbime të rëndësishme si vizitat për raste vdekjeje, ahengje të ndryshme, përkujtime, si dhe aktivitetet e rinisë do të zhvillohen në një mënyrë moderne dhe të përmirësuar.

Iniciatori i këtij projekti madhështor është humanisti i njohur Haxhi Ramadan Muji, i cili prej 46 vitesh jeton dhe vepron jashtë kufijve të Kosovës. Ai asnjëherë nuk është ndalur të ndihmojë fshatarët kur ata kanë pasur nevojë.

Përveç se një humanist i madh, Haxhi Ramadan Muji bashkë me anëtarët e familjes së tij, nuk kanë ndalur kurrë për të kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e atdheut të tyre.

Në lidhje me këtë projekt, Haxhi Ramadan Muji shprehet i gëzuar që ëndrra e tij po bëhet realitet: “Faleminderit të gjithë fshatarëve që kanë pasur besim në punën tonë. Gjithashtu falënderoj kryetarin Alban Hyseni, i cili nga dita e parë na ka dalë në ndihmë. Jemi shumë të lumtur për ndërtimin e kësaj shtëpie. Ju bëj thirrje që nesër, duke filluar nga ora 13:00”.

Ky investim i rëndësishëm pritet të ndikojë ndjeshëm në jetën shoqërore të banorëve të lagjes “Gllama” dhe të shërbejë si shembull frymëzues për fshatrat e tjera në vend.

You Might Also Like