Gjilan

Nesër hapet kufiri Stançiq-Bellanoc

Të premten pritet të bëhet hapja zyrtare e pikës kufitare Stançiq-Bellanoc, (ora 11:00) një urë-lidhëse mes Kosovës dhe Maqedonisë. Kësaj pike do t’i gëzohen veçmas qytetarët e Gjilanit dhe Kumanovës, ndërkohë që pritet të jetë e dobishme edhe për zhvillimin e biznesit.

Ditë më parë edhe në një takim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrevski është përmendur hapja e shpejtë e kësaj pike kufitare, e cila siç është thënë në atë takim, do të jetë një urë lidhëse mes Kosovës dhe Maqedonisë, përkatësisht qytetarëve të Gjilanit dhe të Kumanovës, si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë të zhvillimit të biznesit.

Përndryshe, qytetarët e zonave kufitare të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi ishin ankuar  për vonesat në hapjen e kësaj pike kufitare që lidh këto dy shtete dhe tani më në fund do t’i gëzohen hapjes së këtij vendkalimi kufitar.

You Might Also Like