Ka nisur propganda serbe pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës së mallërave serbe në Kosovë në vlerën 100%.
Sot, mediet në gjuhën serbe kanë raportuar se në rajonin e Gjilanit po konfiskohen targat e Republikës së Serbisë. Një gjë të tillë e ka mohuar Shaban Azizi, zëvëndësdrejtor i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit. Ja postimi i tij i plotë:
Disa media te huaja dhe te RKS ne gjuhen Serbe jane duke shkruar se gjoja Policia e Kosoves-DRP Gjilan ne Komunen e Ranillugut jane duke I konfiskuar tabelat e Republikes se Serbise.
Ju njoftoj se deri tani njesitet to na te Rendit Publik dhe Sigurise ne Trafikun Rrugore jane duke kryer detyrat e tyre ditore dhe nuk jane duke konfiskuar tabela te asnje shteti ne asnje komune brenda Republikes se Kosoves.