Gjilan

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

Kanë filluar punimet për shenjëzimin horizontal të rrugëve në qytetin e Gjilanit.

Sinjalizimi po bëhet me qëllim përmirësimit të qarkullimit rrugor dhe ngritjes së sigurisë për qytetarët.

Për të parë ecurinë e punëve rreth sinjalizimit, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se puna nuk ndalet as pas mesnate.

Ai tregoi se mbrëmë vonë pamë nga afër sinjalizimin e ri në rrugën “15 Qershori”, ngjyrë cilësore, dy komponentëshe, me reflektim të lartë dhe garancion 24 muaj.

“Vazhdojmë së shpejti edhe në rrugët e tjera të qytetit, me sinjalizim dhe shirit për biçikleta”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like