Gjilan

VV viziton Livoçin e Epërm

 

Sot, gjatë vizitës në fshatin Livoç i Epërm, dëgjuam ankesat e shumta të qytetarëve. Rrugë të lëna në gjysmë, mungesë të ndriçimit publik, mungesë të ujit të pijshëm e në veçanti problemet që hasin bujqit për të zhvilluar veprimtarinë e tyre, ishin disa nga problematikat me të cilat përballen ata.
Kandidati për kryetar të Komunës Alban Hyseni dhe kandidatët për asamble Arbresha Berisha, Arianit Sadiku, Selajdin Salihu, Vijoleta Behluli e Shefqet Jakupi, u zotuan për qeverisje që në plan të parë ka qytetarin e që ofron zgjidhjen për këto probleme.

You Might Also Like