Futboll

Nis shitja e biletave online për ndeshjen Drita – Shkëndija

Drita vs Shkendija – superderbi shqiptar në fazën e ligës të UEFA Conference League!
Të nderuar tifozë,
Ju njoftojmë se nga sot ka nisur zyrtarisht shitja e biletave ONLINE për ndeshjen më të madhe shqiptare ne nivel të garave europiane. Kjo sfidë pritet të jetë një festë e vërtetë për futbollin shqipëtar andaj mos e humbisni këtë mundësi, ejani dhe përkrahni klubin tuaj të zemrës! 💙🤍
Tifozet tane “Intelektualët” do të vendosen në Tribunën Veriore, ndersa tifozët e Shkëndijës nga Tetova do të vendosen në Tribunën Jugore.
Mos prit gjatë! Siguro bileten tënde dhe bëhu pjesë e kësaj ndeshje të madhe shqiptare në nivelin më të lartë të garave europiane, në UEFA Conference League
Festat e Nëntorit këtë vit do të jenë më ndryshe me dy ekipet emblematike shqipëtare!

You Might Also Like