Me shpresë së do ta heqin sa më shpejtë “qafe” këtë Pandemi të KOVID 19 dhe për të pas një siguri më të madhe në objektin e shkollës dhe jashtë saj, falë investimeve që po bënë Komuna e Vitisë përkatësisht Drejtoria e Arsimit e kësaj komune, ka filluar realizimi i projektit në instalimin e kamerave vëzhguese edhe në Objektin e Shkollës së Mesme Mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozharan. Se çka është duke u punuar, na njoftoi Drejtori i kësaj shkolle, prof.Mufail Halabaku i cili aktualisht qe nga muaji janar është në këtë detyrë.
”Siç po shihni aktualisht edhe pse nuk po e mbajmë mësimin në shkollë, ne po e shfrytëzojmë rastin që të përgatisim objektin shkollor dhe ambientin e saj, sikur shumë shpejtë nxënësit dhe personeli të kthehemi këtu”, shprehet drejtori Mufail Halabaku. Kemi filluar realizimin e projektit të instalimit të kamerave “Full HD”, projekt ky që është investim i komunës në shumë prej rreth 1800 euro dhe punëkryeresi Kompania tashmë e njohur “Furssine” nga Pozharani është duke punuar në instalimin e kamerave vëzhguese në tërë objektin. Aktualisht jemi duke punuar edhe në rregullimin dhe pastrimin e ambienteve në oborrin e shkollës, ku falë sërish investimeve të komunës kemi bërë të thuash një Mini-park, ku janë shtruar kubëza dhe hapësira tjetër është gjelbëruar e janë mbjell fidanë të ndryshme pemesh si dhe janë vendos karrige për pushim dhe relaksim dhe është vendos edhe ndriçimi publik duke u krijuar ambient i këndshëm edhe në orët e mbrëmjes ” ka thënë Mufail Halabaku.Aziz Zuka