Sot nisi shënimi i manifestimit tradicional me turnirin e futbollit të vogël, përmes të cilit kujtuam heroin Agim Ramadani me moton “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”.
Ky aktivitet shënon fillimin e tri ditëve përkujtimore që mbajnë gjallë kujtimin e një figure të pazëvendësueshme të historisë sonë.
Sonte në ora 19:30, ju ftojmë të gjithë të bëheni pjesë e ndezjes së “Flakadaneve të Lirisë”, në nder të 114 dëshmorëve të betejës së Koshares, një nga faqet më të lavdishme të luftës për liri.