KULTURA

PËRFUNDOI “JAVA E FILMIT” NË PRESHEVË

Këtë të shtunë, me natën e pestë, përfundoi “Java e Filmit” në Preshevë, e organizatori shpreson shpresuar se viteve të tjera të kenë një kino të përkryer.
Pas përfundimit të suksesshëm të “Javës së Filmit”, drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Kujtim Sadriu i ndau mirënjohje për mbështetje dhe bashkëpunim QENDRËS KINEMATOGRAFIKE TË KOSOVËS dhe Mirënjohje për kontribut, zonjës Arbnora Berisha, e cila udhëtoi për disa netë nga Prishtina në Preshevë, për të qenë sa më afër “Javës së filmit”. Pa harruar edhe regjisorin Kastriot Saqipin.
“Faleminderit dhe respekt publikut të diciplinuar. Ndërsa, shpresoj që në të ardhmen të edukohen ca pjesëmarrës të padiciplinuar, që ishin në natën e 4-të, kur u shfaq njëri ndër filmat më të mirë “Nanë”.
Bashkëpunimi me QKK-në ishte shumë i frytshëm!”, ka thënë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Kujtim Sadriu.

You Might Also Like