Futboll

NJË FOTO – NJË DËSHMI, NJË PËRJETIM QË S’HARROHET

Në 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
NJË FOTO – NJË DËSHMI
NJË PËRJETIM QË S’HARROHET
Në emër të kujtesës kolektive, nxënësit e klasave të dhjeta të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmet” u bënë pjesë e ekspozitës Një foto-Një dëshmi, duke shpalosur historinë e lavdishme të popullit shqiptar përmes plagëve që flasin dhimbshëm, plagë që nuk shërohen kurrë. Ky projekt është realizuar në kuadër të orëve mësimore në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Një nxitje për nxënësit, që mos të harrojnë rrugëtimin që është bërë deri sot, rrugën plot sakrifica në të cilën ecën prindërit e tyre. Të jenë te vetëdijshëm për atë që ata kaluan, e po aq të vetëdijshëm për ta ruajtur çdo vlerë dhe për të kontribuar ndershëm e me dinjitet në rrugëtimin e shtetit të Kosovës.
Shqipe Sjarina
            

You Might Also Like