Futboll

Një gjyqtar nga Ukraina do të ndaje drejtësinë në ndeshjen Differdange 03 – Drita

referee hand with yellow card

Ndeshja e krhimit ndërmjet FC Differdange 03 dhe Dritës do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20 në Differdange – Stade Municipal de la Ville de Differdange.

Ekipi bardh e kaltër nga Gjilani e ka epërsinë prej 1:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kur pati shënuar Arb Manaj.

Drejtësinë në ndeshjen e kthimit do ta ndajë ukrainasi Viktor Kopiyevsʹkyy bashkë me asistentët e tij po nga Ukraina, Semen Shlonchak dhe Volodymyr Vysotsʹkyy.

Edhe gjyqtari i katërt do të jetë nga Ukraina, Dmytro Panchyshyn, sikurse edhe Videoasistenti Oleksandr Shandor.

MBikëqyërs i gjyqtarëve do të jetë bullgari Stanislav Todorov, delegat i UEFA-së, Amadeo Duarte nga Zvicra, kurse mentor i delegatit Fernand Meese nga Belgjika. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like