Futboll

Një ish-lojtar i Gjilanit pritet të vije te Drita

Bunjamin Shabani pritet të jetë përforcimi i tetë i skuadrës së Dritës në këtë afat kalimtarë, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Sulmuesi nga Kumanova ka gjetur akordin me klubin gjilanas pas bisedimeve që pati me drejtuesit e saj dhe trajnerin Ardian Nuhiu, i cili edhe njëherë tjetër përdor ‘karremin’ e tij për të afruar futbollistë te ‘bardhekaltërit’.

Siç mëson Gazeta SHESHI, 28 vjeçari pritet që të prezantohet gjatë ditës së sotme (15 Korrik) te dy herë kampionët e vendit.

Shabani i cili luan në dy krahët është një zgjidhje e menduar për ish-kampionët e vendit që kanë vuajtur të kenë alternativa në këtë pozicion.

Përveç skuadrës armene Shirak Gyumri ku Shabani aktivizohej edicionin e fundit, ai gjithashtu ishte pjesë e skuadrave të mëdha si Shkupi, Renova, Shkëndija dhe Partizani, ndërkohë që për gjashtë muajsh një kohë ishte edhe pjesë e SC Gjilanit.

Bunjamin Shabani në fanelën e Shkupit edicionin e shkuar në Ligën e Evropës

Me ardhjen e Shabanit do kompletohej reparti ofansiv i Dritës që tashmë ka prezantuar edhe ardhjet e tjera, Ilir Blakçori, Hamdi Namani, Drilon Islami, Donat Hasanaj, Izair Emini, Darko Tofiloski dhe Gilberto Fortunato.

Nga skuadra nuk pritet të ketë largime të tjera, por konkurenca mund të shtohet edhe me dy ose tre futbollistë eventualisht.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like