Udoyen Akpan, qendërsulmues anglez i lindur në Liverpool do të jetë pjesë e Gjilanit. Ai ka nënshtetësi të dyfishtë, ngase ka edhe atë të Sierra Leones. Ardhja e tij është e sigurt, kurse qysh nesër ai do t’i bashkëngjitet shokëve në stërvitje. I gjatë 184 centimetra Akpan do të shtojë konkurrencën te SC Gjilani, ku për pozitë luftojnë edhe Senad Jaroviq dhe Aganspahiq.
Ky lojtar ka luajtur edhe në ekipe angleze, italiane, qipriote, uellsiane e malteze, por ka edhe përvojën kosovare, ngase në stinorin e kaluar kishte luajtur për Drenicën./kryelajmi.com/.




