Vëllaznimi i Gjakovës ishte në prag të humbjes, por atëherë kur më së paku ia doli të nxjerrë një pikë, kurse sipas trajnerit të tyre Arsim Gojani, ata për pak sa nuk u kthyen me gjah të plotë.
“erdhëm në Gjilan për të nxjerrë një rezultat pozitiv. Jemi munduar që gjatë tërë kohës që të qëndrojmë mirë në mbrojtje dhe që t’I mbyllim hapësirat për kundërshtarin dhe edhe pse pësuam gold he mbetëm me 10 lojtarë në fushë ne nuk u dorëzuam, por prapë luftuam dhe ia dolëm të barazojmë rezultatin e me më pak fat do t’a fitonim tërë ndeshjen”, ka thënë Arsim Gojani, kryetrajner i Vëllaznimit.