Futboll

Një sulmues malazez nënshkruan për Gjilanin

Gjilan, 07 Janar 2020-Skuadra e Gjilanit ka arritur ti siguroj shërbimet e sulmuesit nga Mali i Zi, Darko Nikač.

Futbollisti i lindur në Podgoricë, në skuadrën e Gjilanit vije nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku pjesën e parë kampionale të këtij edicioni kishte përfaqësuar ekipin nga bregdeti shqipëtar, atë të Teutës nga Durrësi.

29 vjeçari, karrierën e kishte nisur në ekipin e Buduqnostit nga Podgorica, nga ku e kishte vazhduar atë nëpër disa ekipe tjera malazeze dhe jashtë vendlindjes së tij, si në Hungari, Uzbekistan dhe Indi.

Sulmuesi i gjatë 1.85 metra luan me dy këmbët, e gjithashtu veçohet edhe me lojën në ajër.Pozita e tij e preferuar është si sulmues i qendrës.

Nikač, gjithashtu ka paraqitje për kombëtaren Malazeze, ku ai ishte ftuar në 3 takime të përfaqësues së vendlindjes së tij.

Nikač bëhet futbollisti i dytë i ardhur në këtë afat kalimtar të janarit pas Sebino Plakut, i cili u bashkua me skuadrën e Gjilanit dy ditë më parë.

You Might Also Like