Futboll

Plaku: Zgjodha Gjilanin për shumë arsye

Në intervistën e tijë dhënë faqes zyrtare të klubit, futbollisti më i ri i Gjilanit, Sebino Plaku, foli për aventurën e tij të re në Gjilan.

Ai fillmisht foli për transferimin e tijë në skuadrën e Gjilanit, e që sipas tijë ishte për shumë arsye.

“Zgjedhja e Gjilanit ishte për disa arsye dhe sa herë që kam parë Gjilanin të luante, mendoja se do përshtateshim më së miri me njëri tjetrin”, u shpreh fillmisht Sebino Plaku.

Plaku gjjthashtu u ndal të flas për aventurën e tijë të re dhe ambicjet e tija së bashku me skuadrën e Gjilanit.

“Mbas karrierës time, Gjilani do jetë në vazhdën e duhur, sepse kemi të dyja palët ambicje të njejta, për të marrë maksimumin e situates dhe kjo na bën të përputhemi më së miri”,vazhdoi tutje sulmuesi i ri i Gjilanit.

Në fund sulmuesi nga Tirana, pati edhe disa fjalë për tifozët kuq e bardhë, ku ndër të tjera ai tha se është motiv i madh të luash para tyre, e ku gjithashtu ai uroi që në fund të festojnë së bashku.

“Për tifozat e kam ndjerë si kundërshtar që është tifozeri e ndjeshme dhe e zjarrtë, mendoj se është fat për çdo ekip të ketë përkrahjen e tifozave, sepse është motiv i shtuar për cilin do nga ne.
Uroj në fund të festojmë bashkë dhe t’i kalojmë këto momente, si historike”, mbylli intervistën e tijë futbollisti, Sebino Plaku.

You Might Also Like