Futboll

Një treshe e gjyqtareve nga Gjilani bashkërisht ndajnë drejtësinë në futboll

Treshja e gjyqtareve të futbollit, që të tria nga Gjilani, Erletë Bilalli, kryesore me ndihmëset e saja Adea Mustafa dhe Elvirë Pajaziti për herë të parë kanë udhëhequr një ndeshje futbolli, duke qenë treshja e parë e femrave nga Gjilani që ndajnë drejtësinë në një ndeshje.

Ato kanë gjykuar ndeshjen ndërmjet Klubit të Futbollit të Femrave Presingu dhe Klubit të Futbollit të Femrave Prishtina për grupmoshat U-17, duke u treguar tejet autoriteteve dhe shumë bindëse në vendimet e tyre.

Pas ndeshjes, të tria gjyqtaret nga Gjilani janë ndarë të kënaqura me ndarjen e drejtësitë, kurse me notë të shkëlqyeshme janë vlerësuar nga delegati i ndeshjes e kanë marrë lëvdata edhe nga të dy klubet.

Futbolli në Kosovës është sporti më popullor jo vetëm në kategorinë e meshkujve, por edhe tek femrat, kurse Kosova po shkon në hap me shtetet evropiane sa I përket ndarjes së drejtësisë.

Treshja e gjyqtareve nga Gjilani, Bilalli, Mustafa e Pajaziti, ndonëse të tria të reja në moshë, kanë bërë me dije se para vetit kanë një karrierë të ndritshme dhe tashti kur në fanellat e tyre mbajnë stemën e FFK-së, ato me punën e tyre dhe me shkollimin e mëtejmë, por edhe me performancën e tyre sikur dëshmojnë se shumë shpejt do të pajisen edhe me stemën e UEFA-së për të drejtuar ndeshje ndërkombëtare.

“Jemi shumë të lumtura që si treshe e gjyqtareve nga Gjilani na u dha mundësi që bashkërisht të drejtojmë këtë ndeshje historike për ne. Besojmë se kemi qenë të koordinuara mirë dhe kemi ndërmarrë vendimet e duhura në këtë ndeshje”, u shprehën pas ndeshjes treshja e gjyqtareve nga Gjilani Erëlehta Bilalli, Adea Mustafa dhe Elvirë Pajaziti. /kryelajmi.com/.

Foto: Treshja e gjyqtareve nga Gjilani Adea Mustafa, ndihmëse e parë, Erletë Bilalli, gjyqtare kryesore dhe Elvirë Pajaziti, ndihmëse e dytë në ndeshjen KFF Presingu (U17) – KFF Prishtina (U17).

You Might Also Like