Futboll

Drita pëson humbjen më të thellë në këtë kampionat

Llapi – Drita 4:1

Drita ka pësuar humbjen më të thellë në këtë kampionat, me rezultat 4:1, me të gjithë golat që janë shënuar në pjesëlojën e parë.

Që në nismë të lojës, ishte Drilon Fazliu që doli bukur përballë Faton Malokut dhe shënoi gol pas asistimit nga Festim Alidema për 1-0.

Epërsia e vendasve zgjati vetëm tetë minuta pasi sulmuesi veriomaqedonas Marko Simonovski realizoi për t’i barazuar shifrat në 1-1. Golashënuesi më i mirë i Dritës u gjet shumë mirë pasi është shërbyer nga e djathta dhe u përvodh te vija e portës, prej ku e futi topin në rrjetë.

Llapi riktheu epërsinë në minutën e 28-të, kur qendërmbrojtësi Neto Bianor u gjend bukur në zonë dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për 2-1.

Vendasit nuk u ndalen dhe për 3-1 realizoi mesfushori Kushtrim Shabani në minutën e 38-të.

Katër minuta më vonë, meksikani Francisco Rivera u përkujdes për golin e katërt, që doli të jetë goli i fundit në këtë ndeshje me të cilin Llapi arkëtoi tri pikë të reja.

Me këtë fitore Llapi ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me 16 pikë, derisa Drita mbetet e para me 30 pikë, katër më shumë se Ballkani që ka tre ndeshje më pak.

You Might Also Like