Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e pranon se ndeshjet e para të kampionatit janë gjithmonë të vështira për t’i fituar, por inkurajon ekipin për të vazhduar me lojëra të mira.
“Një ndeshje e tillë, e zhvilluar në mënyrë të tillë, mund të humbet vetëm një herë. Unë dua që ekipi të vazhdojë me lojëra të tilla”, deklaroi Nuhiu për “Super Sport Kosova”.
“Ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira, jo për justifikim”.
Kryetrajneri i ‘bardhekaltërve’ beson se ekipi tij ishte më i mirë se kundërshtari në këtë ndeshje, por i mungoi vetëm fati.
“Ferizaj erdhi për barazim, por mori pikët e plota”.
“Jam i kënaqur nga futbollistët, edhe nga ata që u inkuadruan në pjesën e dytë sepse krijuam raste dhe volum loje, por nuk patëm fat”, mbylli Nuhiu.