Futboll

Nuhiu: Këtë ndeshjet duhet ta luajmë me zemër, besim dhe përkushtim maksimal

Ardian Nuhiu është paraqitur në konferencën për media para duelit të radhës kampional ndaj Feronikeli ’74 dhe ka bërë thirrje për vëmendje, pasi që kjo ndeshje është tejet e rëndësishme.

Tekniku i gjilanasve foli në lidhje me përgatitjet e kësaj ndeshje, teksa dha një mesazh të qartë për futbollistët e tij.

“Na pret një përballje e vështirë, pasi që luajmë ndaj një kundërshtari që po e rrespekton kampionatin dhe ka ditur të ndalojë shumë skuadra këtë edicion. Duke rrespektuar kundërshtarin, rrespektojmë punën dhe vetën tonë. Këtë ndeshje duhet ta luajmë me zemër, të shkojmë me besim dhe përkushtim maksimal për të marrë maksimumin e pikëve, pasi që e dijmë që në futboll nuk ka ndeshje të lehta. Jemi në momentum të mirë, pasi që grupi është më i bashkuar se asnjëherë më parë. Besoj fuqishëm që në këtë ndeshje ne do të performojmë për të rrespektuar klubin, vetën dhe punën që po bëjmë deri tani”.

Nuhiu beson se futbollistët e tij do ti qasen ndeshjes me shumë seriozitet, ashtu siç kanë bërë në ndeshjet e kaluara, pavarësisht që fati sportiv nuk u ka dhënë atë të cilën e kanë merituar.

“Nuk na ka munguar qasja në asnjë ndeshje edhe pse nuk kemi marrë atë që kemi merituar, gjithmonë bazohem në lojën të cilën e kemi treguar në ndeshjet paraprake. Kemi diskutuar edhe me futbollistët dhe më vjen mirë që puna e tyre është shpërblyer në momentin më të mirë në ndeshjen e kaluar (vs. Suhareka). Duhet vazhdojmë me të njejtin intesitet dhe të njejtin nivel edhe ndeshjet e radhës”.

“Formulë për të fituar nuk ka, ka vetëm formulë për të dhënë maksimumin. E di që për ndeshjen e nesërme grupi do të jetë më i motivuar se kurrë dhe do të futemi me qasje shumë të lartë. Pres nga futbollistët që të bëjnë gjithçka nesër për të marrë maksimumin e pikëve”.

I pari i stolit të kuqebardhëve ka ritheksuar rëndësinë e pikëve, si dhe rikthimin e formës së futbollistëve nga reparti sulmues.

“Tre pikëshi i nesërm është më i rëndësishmi i këtij viti. E them këtë pasi që nuk është momenti për të humbur pikë, pasi që janë edhe pesë ndeshje deri në fund dhe duhet të luftojmë për secilën pikë”.

“Më vjen mirë që reparti sulmues ishte në nivelin e detyrës dhe posaqërisht edhe Jarovic, i cili u ndihmua nga ekipi. Pres që me ritëm të njejtë ti përgjigjen edhe ndeshjes së nesërme”.

Dueli ndërmjet Feronikeli ’74 dhe Gjilani zhvillohet të premten me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

You Might Also Like