Futboll

Nuhiu: Ndeshje për të treguar forcë, karakter dhe identitet

Ardian Nuhiu ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Dukagjinit për rëndësinë e pikëve dhe rikthimin në identitet të skuadrës.

I pari i shtabit teknik ka thënë se skuadra e tij është gati për të dhënë maksimumin në duelin e së hënës duke thirrur për përgjegjësi gjithësecilin nga futbollistët.

“Skuadra është gati. Futbollistët janë të përgatitur dhe vetëdishëm për rëndësinë e ndeshjes. Pres nga grupi që të tregojnë forcë, karakter dhe identitet. Nuk kërkojmë justifikime, futbollistët janë të ndërgjegjjshëm dhe gjithësecili ka përgjegjësitë e veta të japin maksimumin për ekipin tonë. Përballjet me Dukagjinin janë tejet sfiduese dhe të vështira, ndaj pres që dueli i nesërm të jetë një luftë e vërtetë. Kam besim që do të dalim te loja jonë dhe identiteti jonë”.

Nuhiu ka bërë thirrje për përqendri dhe agresivitet në këtë përballje, pasi që duelet ndaj skuadrës së Dukagjinit janë gjithmonë të vështira.

“Jam i prirë të mendoj gjëra pozitve, ndaj besoj që ekipi nga ndeshja e nesërme do të kaloj në identitet dhe do të filloj të marrë maksimumin e ndeshjeve. Përveç pikëve të plota nuk shohim asnjë gjë tjetër dhe padiskutim duhet të jemi të përqendruar dhe agresiv, pasi që edhe për kundërshtarin është një ndeshje e rëndësishme. Gjatë këtyre ditëve kam parë një seriozitet te futbollistëve në seancat stërvitore ndaj besoj fuqishëm në paraqitjet e këtyre djemve”.

Duke folur për objektivat dhe ndeshjet e radhës, Nuhiu ka vënë theksin në duelin e së hënës, duke u përqendruar maksimalisht për këtë sfidë.

“Përveç rezultateve, unë jam krenar për mënyrën se si ka luajtur skuadra ime, sidomos nga paraqitja jonë e fundit, pavarësisht disfatës. Skuadra bëri gjithçka në ndeshjen ndaj Ballkanit dhe kam komplimentuar futbollistët për mënyrën se si kanë luajtur duke u thënë që na keni bërë krenarë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë formë dhe të arrijmë rezultatet. Nuk kemi limite, duhet të shkojmë më lartë dhe këtë gjë e kërkojmë pikërisht në këtë ndeshje”.

“Nuk duam të mendojmë asgjë tjetër përpos ndeshjes ndaj Dukagjinit, të cilën e kemi obligim ta fitojmë. Jemi ende në garë për objektivat tonë, mirëpo duhet të jemi të sinqertë që nuk është në dorën tonë, duhet të presim kundërshtarët. Megjithatë ne duhet të kryejmë detyrën tonë dhe të fitojmë ndeshjet”.

Tekniku i kuqebardhëve ka konfirmuar se gjithë grupi është në dispozicion për duelin e së hënës.

“I gjithë grupi është i gatshëm për ndeshje dhe mezi po e presim”

Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit zhvillohet të hënën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

You Might Also Like