Një ndër ndeshjet më interesante gjatë kësaj jave pritet të jetë ajo që luhet të dielën në Podujevë ndërmjet Llapit vendas dhe Gjilanit.
Llapi është këndellur pas disa ndeshjeve jo të mira dhe paralajmëron se do të vazhdojë rrugëtimin që dërgon në Evropë, kurse Gjilani ka shënuar dy fitore radhazi, ndaj Dukagjinit dhe Feroniklit dhe edhe më tej mëton që të bëhet kampion, pasi për momentin mbanë pozitën numër dy.
Këtë ndeshje do t’a drejtojë gjyqtari Fatmir Tahiri me ndihmësit Besnik Morina dhe Erduan Baliqi e gjyqtari i katërt do të jetë Burim Jahmurataj. Kontrollor i gjyqtarëve do të jetë Mustafa Domi e vëzhgues i ndeshjes Skender Jashari.