Futboll

Nuhiu: Një ndeshje e rëndësishme të cilën pres ta zhvillojmë me shumë guxim dhe personalitet

 

Ardian Nuhiu është shfaqur në konferencën për media në prag të sfidës kampionale ndaj Suharekës ’23, derisa ka folur për rëndësinë e kësaj përballje dhe gjendjen nëpër të cilën po kalon ekipi.

Tekniku i kuqebardhëve ka potencuar se në këtë ndeshje ekipi duhet të tregoj shumë guxim dhe personalitet, duke vlerësuar ndeshjen dhe duke qenë të përqendruar.

“Na pret një ndeshje e rëndësishme të cilën pres ta zhvillojmë me shumë guxim dhe personalitet. Ndeshje e cila don vlerësim dhe përqendrim. Vlerësim për shkak të kualitetit të skuadrës kundërshtare, përqendrim për shkak që nuk guxojmë të gabojmë më. Pres të dalim në filozofinë e lojës tonë dhe e besoj fuqishëm. Nesër do të kërkojmë të jemi më insistues te faza finale që të marrim më të mirën nga ky takim”.

Nuhiu ka potencuar se skuadra e tij do të kërkoj vetëm maksimumin e pikëve nga ndeshja e nesërme, ndërkohë që pret të rikthehet edhe fati sportiv, pasi që ekipi ka krijuar pafundësisht në ndeshjet e fundit.

“Ne përqendrimin maksimal e kemi te ndeshja e nesërme dhe vlerësimet do ti bëjmë në fund. Normalisht që kemi vëmendjen te gjitha ndeshjet finale të këtij kampionati, mirëpo fokusin e kemi vetëm te përballja ndaj Suharekës”.

“Skuadra jonë ka prodhuar shumë, mirëpo na ka munguar edhe fati sportiv, i cili besoj që do të na rikthehet nga ndeshja e nesërme me shumë guxim dhe shumë trimëri të na ndjek, pasi që po e kërkojmë dhe po insistojmë për të”.

Shefi i shtabit teknik ka folur edhe për menaxhimin e presionit te lojtarët, për të cilët është i bindur që do ti bëj vetëm më të fortë ata.

“Presioni të bën mirë, të rrit si personalitet, a po si karakter, pasi që në të ardhmen je më i përgatitur për këto sfida. Jam i bindur që gjithë futbollistët do të marrin përgjegjësi për të bërë një ndeshje të madhe dhe të marrin maksimumin”.

I pyetur për largimin e ish-drejtorit sportiv Ertan Demiri dhe për objektivat e skuadrës në edicionin e radhës, Nuhiu u shpreh:

“Personalisht falenderoj drejtorin Ertan Demiri (i dorëhequr ditë më parë) për profesionalizmin dhe bashkëpunimin. Ai ka sjellur shumë gjëra të mira për ekipin të cilat do ti shohim si fryte në të ardhmen. Mënyra se si ka menaxhuar me stafin dhe presidentët ka qenë një nivel tjetër. Duhet vlerësuar vendimin e tij, mirëpo vlerësoj që ai ka dhënë shumë kësaj skuadre dhe do ti shërbej në të ardhmen”.

“Do ta ruajmë boshtin e skuadrës dhe do mundohemi të afrojmë dy tri koka të rëndësishme që do ta rrisnin konkurencën dhe do të na ndihmonin në objektivat që kemi për sezonin e radhës”.

Përballja ndërmjet Gjilanit dhe Suharekës ’23 zhvillohet të shtunën më 26 prill me fillim nga ora 15:00.

You Might Also Like