Futboll

Premtojnë angazhim maksimal kundër Drenicës

Drenica dhe Gjilani do të ndeshen në sfidën çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Gjilani në këtë ndeshje llogaritet favorit për shkak të ecurisë të deritashme, shkruan Gazeta Sheshi.

Njëra prej ardhjeve më të mira te skuadra e Gjilanit gjatë verës, pa dyshim se ishte Muhamed Useini, i cili u transferua nga Renova e Maqedonisë së Veriut.

Në një prononcim për Gazetën Sheshi, futbollisti tetovar,  ka folur për ndeshjen çerekfinale që konsiderohet mjaftë e vështirë.

Sipas tij, ndeshjen me një lojë janë të rrezikshme dhe se gabimi kushton shumë.

“Ndeshjet me një lojë janë gjithmonë të rrezikshme, sepse nuk mund të gabosh. Do të jetë një pengesë e vështirë, sepse Drenica ka ekip të mirë dhe gjithashtu luajmë në fushën e tyre. Mirëpo, ne atje shkojmë për fitore dhe për kualifikim, pasi që Kupa është një tjetër objektiv i joni këtë sezon”, ka thënë Useini.

Tetovari më tej ka shtuar se atmosfera në klub është e mirë dhe se tifozëve ju premton angazhim maksimal.

“Atmosfera në klub është shumë e mirë. Me lojtarët jemi më te bashkuar se kurrë. Kurse, tifozëve ju premtojmë se do japim më shumë se 100%, që t’i gëzojmë ndeshje pas ndeshje”, ka përfunduar mesfushori tetovar.

Ndeshja çerekfinale zhvillohet të shtunën(nesër) me fillim nga ora 12:30, në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt. /Gazeta SHESHI/

You Might Also Like