Futboll

Nuhiu: Të shohim edhe një herë shpirtin luftarak të ekipit

Ardian Nuhiu thërrët sërish futbollistët e tij nga dhoma e konferencës për të shfaqur një tjetër performancë me shpirt luftarak sikurse në ndeshjen e fundit ndaj Ferizajt.

Kryetrajneri i skuadrës e di mjaft mirë rëndësinë e ndeshjes së nesërme ndaj Drenicës, ndaj kërkon përkushtim dhe përqendrim maksimal nga të përzgjedhurit e tij.

Ndeshja me Drenicen?!

“Paraqitjet e Drenicës këtë edicion flasin më së miri se sa duhet rrespektuar kundërshtarin e nesërm. Kjo ndeshje kërkon përqendrim dhe çasje shumë serioze. Duhet ti bashkojmë forcat dhe të shohim edhe njëherë shpirtin luftarak të skuadrës, pasi që kur i bashkojmë forcat jemi skuadër shumë e fortë dhe besojmë që mund të arrijmë fitoren”.

Motivi i ekipit?

“Atmosfera brenda skuadrës është tejet pozitive dhe këtë harmoni synojmë ta ruajmë dhe ta paraqesim edhe në fushën e lojës. E dijmë që kemi fituar në një terren të vështirë siç është ai ndaj Ferizajt, por duam kontinuitet dhe vazhdimësi. Po punojmë çdo ditë që ta forcojmë këtë mentalitet dhe të qasemi në çdo ndeshje po me këtë përkushtim”.

Pritshmëritë e kësaj ndeshje?

“Të tregojmë rrespekt për kundërshtarin, pasi që duke rrespektuar kundërshtarin kemi rrespektuar edhe vetën. Skuadra të tregoj karakter, disiplinë dhe përqendrim maksimal për të marrë maksimumin e ndeshjes”.

Gara këtë edicion?

“Kampionati është shumë më i fortë. Flet mjaftueshëm fakti që asnjë kundërshtar nuk ka marrë maksimumin e pikëve. Secila skuadër mund ta mposhtë skuadrën tjetër. Kjo të detyron që në çdo ndeshje që qasesh me shumë përqendrim dhe shumë autoritet, pasi që në futboll nuk ka ndeshje të lehta”.

Objektivi?

“Objektivi është ndeshja e nesërme ndaj Drenicës. Jemi munduar dhe patjetër që do të menaxhojmë forcën e futbollistëve, kjo edhe për shkak të orarit tashmë të ngjeshur. Kemi kontigjent të mjaftueshëm të futbollistëve për tu përballur në këto ndeshje dhe pres nga gjithë futbollistët që do ta kenë mundësinë ta japin maksimumin”.

Mungesat?

“Sulmuesi Senad Jarovic ka ndjerë një shqetësim muskular nga ndeshja e fundit, ndërkohë që mund ta konfirmoj rikthimin e kapitenit Edison Kqiku. Mungesë tjetër do jetë futbollisti Shqiprim Taipi, i cili po vazhdon me fazën e rikuperimit”.

You Might Also Like