Futboll

Nuhiu: Loja ofenzive na u shpagua

Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës pas ndeshjes me Ballkanin deklaroi:

“Skuadra ka krijuar, por duhet të kesh fat për të shënuar. Futbollistët treguan personalitet dhe karakter. Dua t’i falënderoj tifozët ‘Intelektualët’ për përkrahjen, sepse kjo skuadër po bën shumë mirë. Luajti mirë edhe ndaj një ekipi siç është Ballkani. Ka ecuri shumë të mirë si në kampionat ashtu edhe në Evropë. Jemi ende herët. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Kampionati është i rivalizuar dhe të shtyn ta bësh maksimumin”, është shprehur Nuhiu pas ndeshjes.

You Might Also Like