OPINION

Nuk është koha për mocion por për front të bashkuar

Ismajl Kurteshi, mars 2020

Gjërat e duhura t’i bëjmë në kohë të duhur.

Të gjithë ata që mendojnë esëll e kuptojnë se ky nuk është momenti për mocion e as për diktat e kërcënime. Nuk është koha as për fërkim duarsh të atyre që po i gëzohen rrëzimit të kësaj Qeverie, për t’u kthye në pushtetin që ua mohuan qytetarët me votën e tyre. Tani është koha që të gjithë t’i përvjelim mëngët, në një front të bashkuar, që ta tejkalojmë këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Koalicionet as nuk ndërtohen e as nuk mbahen pa vullnetin e të gjithë partnerëve të koalicionit por prishja e koalicionit në një situatë si kjo me të cilën po përballet vendi nuk dëshmon as moral e as përgjegjësi njerëzore e politike, as përvojë politike, as përvojë jetësore,.

Këto ditë kur bota po kërcënohet nga një pandemi që po e rrezikon jetën e njerëzve, në kohën kur kulmi i krizës së pandemisë, në vendin tonë, po pritet të arrij në dy – tri javët e ardhshme, këto ditë kur në botë po ndërtohet një front i përbashkët kundër këtij rreziku, në Kosovë , Kryesia e LDK-së po gjen kohë me mbledh nënshkrime, për të shkaktuar edhe një krizë tjetër, lënien e vendit pa Qeveri.

Kësaj iniciative, pa u menduar fare i duartrokitën edhe liderët e partive më të mëdha opozitare.

Në anën tjetër qytetarët e Kosovës përmes protestës nga shtëpitë e tyre, politikan e humanist të ndërgjegjshëm brenda vendi si Kryetarja e Kuvendit, z. Osmani kërkuan nga përgjegjësit e LDK-së dhe të tjerët që tëra energjitë t’i koncentrojnë në luftën kundër Corona virusit. Reagime pati edhe nga BE, si Raportuesja, për Kosovën e Këshillit të Evropës, Viola Von – Cramon dhe shumë të tjerë nga Evropa dhe Amerika që kërkuan të njëjtën gjë.

Të gjithë ata që mendojnë esëll e kuptojnë se ky nuk është momenti për mocion e as për diktat e kërcënime. Nuk është koha as për fërkim duarsh të atyre që po i gëzohen rrëzimit të kësaj Qeverie, për t’u kthye në pushtetin që ua mohuan qytetarët me votë e tyre. Tani është koha që të gjithë t’i përvjelim mëngët, në një front të bashkuar, që ta tejkalojmë këtë gjendje të jashtëzakonshme.

 

You Might Also Like