Ekipi i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kë zënë vendin e parë në garat rajonale të pingpongut, duke dëshmuar edhe njëherë se nxënëset tona, jo vetëm që janë të parat në mësime, por edhe se i kanë për qejfi dhe janë të pa konkurrencë edhe në garat sportive.
Ekipi në përbërje: Elvira Muji, Vlera Murati, Esra Adiler dhe Suhejla Kazaz, të udhëhequra nga profesori i Kulturës Fizike, Mr. Blerim Shala kanë fituar medaljet e arta dhe do ta përfaqësojnë rajonin në garat shtetërore.
Edhe ekipi i meshkujve në përbërje: Endrit Isufi, Iljasa Murtezi, Adrian Kqiku dhe Gent Isaku kanë treguar sukses të mirë, duke u radhitur të dytët në garat e pingpongut.
Siç ka theksuar profesori Blerim Shala, ai është tepër i kënaqur me sukseset e arritura dhe se është shpaguar puna e vazhdueshme dhe e palodhshme tash e sa kohë.