Camp Bondsteel, 25 Dhjetor 2018—Nuk ka ndjenjë më të mire sesa kur për angazhimin tuaj, vlerësoheni nga më të sinqertitë e shoqërisë, nga fëmijët. Ushtarët amerikanë që janë sinonim i lirisë në Kosovë, sot u vizituan nga një grup prej 20 nxënësish të përzgjedhur të klasave të ndryshme të Shkollës Ndërkombëtare Kanadeze në Kosovë që operon në Gjian, CIS Kosova, si një qendër e mësimit të Gjuhës Angleze për të gjitha grupmoshat.
Në ditën më të vecantë të vitit, për Krishtlindje, rreth 350 ushtarë amerikanë në Kampin Bondsteel afër Ferizajit u përqafuan nga fëmijët gjilanas të CIS Kosova të cilët kishin përgatitur kartolina urimi për secilin prej tyre. Nën përkujdesin e mësuesëve të shkëlqyera të CIS Kosova, si dhe përgjegjësit menaxherial z. Halit Bislimi, nxënësit e CIS Kosova në secilën prej këtyre kartolinave kishin shkruar e dizajnuar me dorë të tyre mesazhe urimi e falëmnderimit për ushtarët e amerikane, si “ju jeni të admiruar nga ne gjithëherë,” “pa përkrahjen dhe mbrojtjen tuaj, liria jonë do mungonte,” “për botën ju mund te jeni vetëm një ushtar, por për neve ju jeni pjesë e pandarë e familjes sonë të madhe që quhet Kosovë,” etj., të gjitha nën temen e urimeve më të përzemërta për Krishtlindjet!
“Ky është një gjest i vogël, por shumë domethënës dhe i vlerësuar tepër mire nga ushtarët. Për ta ishte shumë emocionuese kur nxënësit shpërndanë këto kartolina gjatë drekës solemne të Krishtlindjes që ushtarët e ndanë me këta nxënës,” ka thënë Bislimi. “Ne i jemi përfundimisht falëmnderues SHBA-ve dhe Ushtrisë Amerikane për ndihmesën e dhënë Kosovës në vazhdimësi, e vecanerisht tash edhe per krijimin e Ushtrise se Kosoves” ka shtuar ai.
Sipas mësueseve të gjuhës angleze që punojnë përditë me këta fëmijë, nxënësit i kanë përgatitë kartolinat me pasion dhe me përkushtim maksimal. Andaj, edhe vlerësimi nga ushtarët nuk mungoi. Për secilin nxënës, ushtarët ndanë nga një dhuratë modeste, gjithashtu.
Falëmnderimi nga udhëheqësin e sektorit për marrëdhënie me publikun të Kampit Bondsteel, pra, të KFOR-it amerikan, nuk mungoi assesi. Ata ishin shumë mirënjohes për këtë dhe shprehën kënaqësinë e sinqertë në emër të të gjithë ushtarëve për gjestin kaq domethënës e human të fëmijëve gjilanas, respektivisht të nxënësëve të CIS Kosova.
Kjo mund të jetë një gjest i vogël, por domethënia ishte shumë e madhe. Ushtarët amerikanë sot morën përqafimet dhe mesazhet me të ngrohta nga gjenerata e re e vendit në të cilin po shërbejnë. Deri sot, nëse ata nuk e kanë njohur Elen, Alisën, Bleronin, e shumë të tjerë, nga sot ata e dijnë se kanë adhurues shumë të mëdhenjë në vendin tone që i admirojnë përzemërsisht. Realisht ky admirim i vogëlushëve tanë shkonë deri aty që në njërën nga kartolinat, një vogëlushe kishte pyetur në fund ushtarin të cilit ia kishtë dhënë kartolinen: “A ka mundësi që edhe unë t’i bashkangjitem ushtrisë suaj?”
Nëse termi “vogëlsirë vlerëmadhe” ju ka bërë përshtypje ndonjëherë, sot ai term ka marrë kuptimin më të plotë të mundshëm nga ky aktivitet i vecantë i nxënësëve dhe stafit të CIS Kosova.
CIS Kosova, është themeluar më vitin 2012 në Gjilan dhe ofron kurse të ndryshme të gjuhës angleze ne të gjitha nivelet dhe për të gjitha grupmoshat. Vizioni i CIS Kosova është që në të ardhmen e afërtë ky institucion të bëhet shkollë e plotë fillore dhe e mesme me mësim komplet në gjuhën angleze, e para e tillë në rajonin e Gjilanit.