Gjilan

Kryetari Alban Hyseni: Tërheqja e investimeve të huaja për projektet ambicioze janë synim yni gjatë mandatit qeverisës

Gjilan, 16 mars 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se tërheqja e investimeve të huaja e projekteve ambicioze është synim kryesor gjatë mandatit qeverisës.

Këto komente, kryetari Hyseni i bëri pas takimit me përfaqësues të United Alsaqer Group.

“Tërheqja e investimeve të huaja e projekteve ambicioze është synim i yni gjatë mandatit tonë qeverisës. Gjilanin e vizituan sot përfaqësues të United Alsaqer Group, kompani investimesh nga UAE, me të cilët biseduam mbi planet e Komunës sonë si Zona Ekonomike apo investimet në fushën e turizmit dhe mundësitë e bashkëpunimit mes nesh. Iniciativat dhe investimet e ndryshme janë gjithmonë të mirëseardhura, në dobi të zhvillimit të Gjilanit”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

You Might Also Like