Ekonomi

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” fitues të Olimpiadës së Ekonomiksit

Shtatë maturantë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” përfaqësuan denjësisht Komunën e Gjilanit në Olimpiadën e Ekonomiksit, niveli kombëtar, të mbajtur nga EFI dhe Instituti Riinvest. Gjilanin e përfaqësuan nxënësit: Arsa Alidema, Blinë Arifi, Drion Shaqiri, Edion Morina, Elsa Kqiku, Leonit Miftari dhe Rrezon Sejdiu. Në raundin kombëtar morën pjesë rreth 60 nxënës të komunave të ndryshme. Nga gjithsej 10 finalistë, 4 nxënës nga Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, Arsa Alidema, Blinë Arifi, Drion Shaqiri dhe Elsa Kqiku u shpallën fitues të Olimpiadës dhe nga nënkryetari i Prishtinës, z. Alban Zogaj, pranuan shpërblimin financiar. Nxënësja Blinë Arifi do të përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare të ekonomiksit që do të mbahet në Sllovaki.

Fituesit gjilanas falënderojnë shumë profesoreshën e lëndës së ekonomisë dhe ndërmarrësisë Linda Fazliun për përkushtimin dhe mbështetjen gjatë rrugëtimit të tyre. Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që Komuna e Gjilanit, respektivisht Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” merr pjesë në një olimpiadë të formatit të tillë, në Olimpiadën e Ekonomiksit.

Drion Shaqiri

You Might Also Like