Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë kampionë komunalë në shah për Shkollat e Mesme të Larta në garat që i organizon Federata e Sportit Shkollor.
Garat janë mbajtur në objektin e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku më të mirët u shpallën nxënësit e kësaj shkolla. Nxënësit e udhëhequr nga profesorët Selami Haziri, Blerim Shala dhe Naser Latifi ishin më të mirë se basjhkëmoshatarët e tyre duke ngadhënjyer me rezultat 5:1 ndaj Shkollës së Mesme Ekonomike “Marin Barleti” dhe Shkollën e Mesme “Alaudin” në Gjilan.
Kryetari i Sportit Shkollor për Rajonin e Gjilanit, Afrim Selimi ka falënderuar dhe ka nderuar me mirënjohje drejtorin e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa për organizmin dhe mikpritjen.
Ekipi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” përbëhej nga shahistët: Diell Pajaziti XI-4, Aron Shurdhani XI-5, Endri Hoxha XII-2, Elife Maliqi XI-8, Dior Salihu X-2, Diora Salihu X-2 dhe Erin Shehu XI-9.
Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” do ta përfaqësojë komunën e Gjilanit në garat rajonale. /kryelajmi.com/.





