Gjilan

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” tregojnë humanitetin e tyre me aksionin “Të dhurosh nuk të varfëron”

 

Shkruan: Andolena Veseli

Gjimnazi i Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një aktivitet humanitar.

Kryetarja e Këshillit të Nxënësve të Shkollës,  së bashku me një grup nxënësish janë bashkuar në nismën për t’u ndihmuar e zbukuruar këto ditë të ftohta disa familjeve në rrethinën e Gjilanit. Kjo nismë u krijua me moton “Të dhurosh nuk të varfëron” me të cilën na bënë të kuptojmë sa zemërgjerë janë rinia jonë. Nxënësit, të cilët morën pjesë në organizimin e kësaj iniciative ishin: Andolena Veseli, Aurela Shala, Bardha Rexhepi, Benet Limani, Berinë Rahimi, Blinera Arifi, Diell Bllaca, Dëbora Veseli, Deniza Hamiti, Erjonë Shabani, Erjon Murtezi, Eda Rrahmani, Elda Qena,  Erinda Hajdari,  Elsa Kqiku, Elza Azemi, Erblina Nasufi, Erleta Bilalli, Ëmbla Rashiti, Floriana Rexhepi, Fjolla Shabani, Lorenë Hamiti, Lorena Rexha, Jorikë Neziri, Jon Kryeziu, Jona Latifi, Jerina Korqa, Kastida Kosumi,  Oda Agaj, Olsë Bllaca, Olsa Sabedini, Olti Shkodra, Rrezon Sejdiu, Taulantinë Xhyrishevci, Viola Sadriu, Viola Syla.

Ky aktivitet u realizua me anë të shitjes së gatimeve të bëra nga vetë nxënësit tanë, e të cilat mandej u blenë nga nxënësit e tjerë të shkollës dhe në këtë mënyrë, duke bashkëpunuar, ata dhuruan aq sa patën mundësi. “Një mirësi e vogël nga ju, një motiv jete për ata”. Shpërndarja e pakove ushqimore të blera me shumën e mbledhur e të përgatitura nga nxënësit tanë u bë me ndihmën e profesorit Selami Haziri, i cili nuk hezitoi aspak për t’iu bashkëngjitur këtij aktiviteti human.

You Might Also Like