Arti pamor

Nxjerr në ankand vizatimin origjinal të logos së FFK-së

Sali Musliu, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se nga sot e deri më 31 gusht vizatimi origjinal i logos së FFK-së do të jetë në ankand, ndësa çmimin fillestar ia ka vendosur 10 mijë euro, shkruan gazetaexpress.com

Sipas autorit vizatimi origjinal është bërë me laps me ngjyrë kimike në një dimension 19 x 16 cm dhe është punuar në një letër 250 gram.

Ai ka njoftuar se të drejtë të blerjes kanë të gjithë përvec qytetarëve serb.

“Të drejtën për blerje dhe ofertim e kanë të gjithë shqiptarët biologjik dhe ata shqiptarë të cilët kanë shtetësi tjetër, si, gjermane, zvicrane, amerikane etj., etj.. Të drejtën për ofertim e kanë edhe popujt tjerë të botës në përjashtim të serbëve, që do të thotë, serbëve nuk ju lejohet e drejta për ofertim dhe blerje të Logo-s së FFK-së, andaj edhe ofertat e tyre nuk do të merren në konsideratë”, ka shkruar në proflin e tij në Facebook, autori i logos, Sali Musliu.

Ai gjithashtu ka shkruar se ofertuesi me çmimin më të lartë do të njoftohet në konfidencialitet me datën 31 gusht dhe se transportin do ta paguaj vet blerësi.

 

You Might Also Like