Futboll

Limani: Do ta fusim Kosovën në hartën e futbollit

“Drita” nga Gjilani është kampione e sivjetme e Ligës së Kosovës dhe ky titull ia ka hapur rrugën për garat evropiane. Drita pretendon të fitojë turneun në Gjibraltar, i organizuar nga Federata Evropiane e Futbollit, gjë që do t’ia mundësonte kalimin në fazën parë të Ligës së Kampionëve. Më 26 qershor, “Drita” do të takohet në Gjibraltar me skuadrën “Santa Coloma” nga Andorra.

Ardian Limani, kapiten i skuadrës “Drita”, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo është dalja e parë e kësaj skuadre në gara ndërkombëtare.

“Është hera e parë që do të marrim pjesë. E kemi pasur rastin të përfitojmë nga përvojat e ekipeve, vitin e kaluara, siç ishte ‘Trepça 89’ dhe ‘Prishtina’. I kemi përcjellë lojërat e tyre. Përafërsisht është niveli i njëjtë dhe ambiciet tona tash janë që të vazhdojmë më mirë se ata. Pra, do të tentojmë që të kualifikohemi nga ky grup dhe ta fusim Kosovën në hartën e futbollit, me përfaqësim sa më të mirë”, tha Limani.

You Might Also Like