ARSIMI

Oficerë turq të KFOR-it vizituan Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka qëndruar një delegacion I oficerëve turq të KFOR-it, të udhëhequr nga oficerët e lartë Resit Karatan dhe Rahmi Yildirim, të cilët janë ndalë në një bashkëbisedim me drejtorin e shkollës sonë Bekim Mustafa.

Oficerët turq janë interesuar për shkollën, mësimin që zhvillohet në të, trajtimin që ka shkolla nga shteti, mundësitë e bashkëpunimit me ushtarët turq të KFOR-it, projektet që po organizohen në shkollë, por edhe për numrin e nxënësve, sikurse edhe për mësimin që po zhvillohet në gjuhën turke në këtë shkollë.

Siç ka theksuar Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në këtë shkollë mësimin e ndjekin mbi 730 nxënës, me të cilët punojnë 55 mësimdhënës. Mustafa ka thënë se mësimin në gjuhën turke e ndjekin 10 nxënës, prej tyre 2 na klasën e dhjetë, një në klasën e njëmbëdhjetë dhe shtatë në klasën e dymbëdhjetë.

Oficerët turq të KFOR-it, bashkë me drejtorinë e shkollës nga afër janë takuar me nxënësit me mësim në gjuhën turke dhe për rrjedhën e mësimit në këto paralele ka folur profesori I gjuhës dhe letërsisë turke, Orhan Sait.

Ndryshe Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” ka një bashkëpunim të ngushtë me ushtrinë turke të KFOR-it në Kosovë, me të cilët në vazhdimësi kanë realizuar disa projekte të përbashkëta./kryelajmi.com./

You Might Also Like