Mesazhi i Oltion Bilallit
“Së pari falenderimet i takojnë Krijuesit, shëruesit të vetëm, që jam shumë më mirë me shëndet. Dua gjithashtu të falënderoj stafin mjekësor të klubit tim, në veçanti Dr. Arben Bislimi dhe Dr. Argjil Shkodra, po ashtu edhe stafin mjekësor të Klubit Futbollistik “Malisheva”. Lojtarët, familjarët, miqtë dhe gjithë tifozët, stafin mjekësor në Gjilan dhe në QKUK dhe të gjithë ata që ishin me mua dhe u përkujdesën për mua në repartin e Neurokirurgjisë në Prishtinë nga momenti i lendimit deri më sot.
Do të mundohem të ju përgjigjem mesazheve që më keni dërguar në mbështetje dhe përkrahje një, e nga një.
Falenderim nga zemra shkon edhe për klubin tim të zemrës që më kanë qëndruar afër gjatë gjithë kohës, presidentët, stafi dhe bashkëlojtarët e mi.
Me lejen e Zotit shpresoj dhe premtoj se do të kthehem edhe më i fortë se si kam qenë.
