Futboll

𝗜𝗹𝗶𝗿 𝗕𝗿𝗮𝗵𝘂𝘀𝗵𝗶 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗼𝗻 𝗦𝗖 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗶𝗻

Sport Club “Gjilani” është vizituar nga ish-futbollisti i saj, Ilir Brahushi, i cili ishte pjesë e klubit për disa vite dhe njëherit një ndër futbollistët më të dalluar të gjeneratës.
Brahushi, i cili tashmë jeton dhe vepron në botën perendimore ka vizituar futbollistët dhe stafin teknik në prag të duelit të xhiros së XV-të të BKT Superligës ndaj rivalit lokal FC Drita.
Me rastin e vizitës së Brahushit, Drejtori Gjeneral i klubit, ztr. Sevdail Robelli e ka nderuar atë me një fanellë zyrtare dhe emblemë të klubit duke e falenderuar atë njëherit për kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’ dhe vizitën e cila vjen në një moment të rëndësishëm siç është ajo në prag të derbit ndaj rivalit lokal.
I nderuar dhe me fjalë shumë të madha ishte edhe Brahushi, i cili premtoi se do jetë afër klubit gjithmonë kur të ketë mundësi.

You Might Also Like