Futboll

Oscar Vicente Mendes lojtar i KF Dardana

Afati kalimtar i janarit po del të jetë i bereqetshëm për klubin e Dardanës që zyrtarizon tani një tjetër futbollist nga kampionati elitar.

Klubi që bënë gara në Ligën e Dytë ka zyrtarizuar ardhjen e sulmuesit të huaj Oscar Vicente Mendes, i cili ishte pjesë e Flamurtarit tash e një vit, raporton Gazetasheshi.com.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e klubit, teksa presidenti i klubit Sevi Kastrati i ka uruar mirëseardhje atij.

Ditë më parë klubi nga “Dardana” ka zyrtarizuar edhe ardhjen e Liridon Kukajt nga Ballkani i Therandës.

Kështu bardhekaltërit marrin një ‘marsh’ tjetër për organikën e tyre dhe do jenë pretendenti kryesor për tu inkuadruar në Ligën e Parë.

Foto: Oscar Mendes dhe Sevi Kastrati (president i KF Dardanës)

Ekipi që drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Erdin Hashani e ka mbyllur vjeshten në pozitën e parë me 36 pikë, një më shumë se Lepenci që qëndron në pozitën e dytë dhe dy më shumë se Minatori që renditet i treti.

You Might Also Like